Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Rrugën e Kombit, motori u shkëput nga “Ford”-i dhe goditi shoferen e makinës tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga aksidenti në Rrugën e Kombit, motori u shkëput nga

Një aksident i rëndë por edhe i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë Fushë-Milotit.

Sipas policisë, një makinë tip “Ford” është përplasur me trafikndarësen duke shkaktuar shkëputjen e motorit dhe shasisë. Pjesët e makinës kanë goditur një mjet tjetër tip “Audi”, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të shoferes 39-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip “Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu