![DETAJE/ Iu bë ATENTAT teksa po lëviznin me “Audi”,](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2022/09/-1000-0-Screenshot_13-3.png)
Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të Policisë.
Bëhet me dije se një prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës, me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.
Ndërsa efektivi tjetër, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani.
Uniformat blu të qytetit bregdetar zbuluan pesë gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes, në lagjen “Partizani”, ndërsa kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë. Pista e hetimit deri më tani është ajo për shkak të detyrës ose konflikte personale.
Autori qëlloi me armë zjarri drejt makinës ku po udhëtonin dy dy punonjësit e Policisë, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime dhe më pas ka mundur që të largohet me mjetin tip “Ëolsëagen” në drejtim të paditur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbardhur dinamikën e sulmit.
Lexo edhe: E RËNDË në Vlorë/ Qëllohet me armë zjarri drejt dy punonjësve të Policisë (Detajet e Para)