Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE/ Identifikohet 20-vjeçari që u vra me armë zjarri në Itali, i dyshuari kryesor vëllai i viktimës

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ Identifikohet 20-vjeçari që u vra me armë zjarri

Enriko Aliaj është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio, në zonën e Piaçenza-s, Itali.

Sipas autoriteteve i dyshuari kryesor deri më tani është vëllai 18 vjeçar i viktimës, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Por ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes, si dhe motivet që çuan në vrasjen e të riut.

Prokuroria Publike e Piacenzas ka hapur dosjen e vrasjes në lidhje me vdekjen e 20-vjearit Enriko Aliaj mbrëmjen e djeshme. Në shtëpinë e tyre mbrëmjen e djeshme përveç vëllait të viktimës, ishte edhe një person i tretë, një shok i tyre cili larguar para se të ndodhte vrasja.

Prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën dyshohet se është qëlluar 20 vjeçari Enriko Aliaj.

Lexo edhe: E rëndë, vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu