
Persona të maskuar kanë arritur të grabisin nën kërcënimin e armëve plot 75 milion lekë të vjetra të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkozet.
Kanë qenë dy personat e maskuar të cilët kanë ndaluar automjetin e blinduar të një kompanie private sigurie që po transportonte shumën e madhe të parave dhe kanë kërcënuar me armë shoferin dhe shoqëruesin e mjetit.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozet, aty ku ndodhet edhe RPSHTRR, e menjëherë autorët janë larguar me një makinë tip “Benz” në drejtim të Shijakut.
Policia e Durrësit pasi ka marrë njoftimin është nisur drejt vendngjarjes si dhe ka ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.