Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të Lezhës.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një automjeti, tip “Mercedes Benz ML” që drejtohej nga 30-vjeçari Blerim Preçi nga Miloti, i cili shoqërohej nga kushëriri i tij Klisman Preçi. Mësohet se “shënjestra” e atentatit, Blerim Preçi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika.
Si pasojë e të shtënave makina ka dalë nga rruga. Fatmirësisht i riu u ka shpëtuar plumbave, ndërsa në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë të dhënë për identifikimin e autorëve, si dhe janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.