Shkëlzen Kraja është drejtuesi i mjetit, i cili përplasi sot motorin e Forcave “Shqiponja” në Durrës.
Bëhet me dije se një nga policët e plagosur është dërguar tek Trauma për mjekim më të specializuar pasi nga skaneri ka rezultuar me mpiksje gjaku në kokë., ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mediet bëjnë me dije se Kraja ishte gjobitur një ditë më parë nga forcat e Policisë.
Nga vendngjarja raportohet se drejtuesi i mjetit, Kraja ka qenë me shpejtësi të lartë, teksa ka përplasur motorin me të cilin po qarkullonin dy efektivët e policisë.