Një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët, teksa prej dy orësh zjarrëfikësit nga Tirana dhe Durrësi po punojnë për shuarjen e tyre në zonën e Maminasit. Bëhet fjalë konkretisht për "Deutch Color".
Burime për Newsbomb bëjnë me dije se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 15 mjete zjarrëfikëse, 65 forca zjarrëfikëse, 200 forca policie si dhe vullnetarë. Po bëhet e pamunduara për shuarjen e flakëve, por lëndët përbërëse të bojave si dylenti, nxisin më shumë ato.
Policia, përmes një njoftimi, bëri të ditur se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Në momentin e zjarrit, prezentë kanë qenë vetëm rojet, në ambientet e jashtme të godinës së kësaj fabrike.
Lexo edhe: https://newsbomb.net/video-zjarr-i-madh-ne-austostraden-tirane-durres-merr-flake-nje-fabrike/