
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të pezullojë tenderin për kompanite dhe institucionet financiare të interesuara në blerjen e aksioneve të kompanisë e cila do hapte bursën shqiptare të energjisë.
Lajmi është bërë i ditur nga portali “balkan green energy news”.
Në mars ministria publikoi kërkesat për pjesëmarrje të kompanive që jepnin oferta deri më 27 prill. Komisioni i tenderimit ka pezulluar paraqitjen e ofertave nga të interesuarit që më datë 8 prill duke argumentuar se kjo ishte një masë në kuadër të covid 19.
Sipas të njëjtit njoftim, qeveria shqiptare, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme cka duket se ndikoi në fatin e këtij tenderi.
Gjithsesi, disa kompani kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me pamundësinë për të bërë gati ofertat.
Sips njoftimit të ministrisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) do ketë 35% të aksioneve ndërsa pjesa tjetër prej 65% do të jetë për operatorë provatë apo institucione ndërkombëtare te interesuara me një kapital minimal prej 2 mln eurosh.
Qeveria vendosi më herët krijimin e bursës së energjisë në Shqipëri, për më shumë mundësi në blerjen e energjisë me çmime më të favorshme. newsbomb.al