Dështon seanca te Krimet e Rënda për Arbër Cekajn, i përfshirë në trafikun e 613 kilogramëve kokainë.
Shkak i dështimit të seancës është bërë mosmbërritja e letërporosisë nga Gjermania, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në orën 09:00 të 16 shtatorit.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, Prokuroria ka kërkuar të gjykohen 3 persona.
Konkretisht për dosjen e 613 kg kokainë do të gjykohet Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Kujtojmë se sasia prej 613 kg kokainë u sekuestrua në fund të shkurtit të vitit 2018 në një magazinë të Arbi Garden në Maminas. Dyshohet se kokaina ishte e lidhur me një rrjet trafiku që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit shqiptar përfundonte në tregun europian.