Ka dështuar seanca për Selim Çekën, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë të Selim Çekajt, pasi avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia ka braktisur seancën pasi ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara.
Avokati Haxhia u shpreh i njëjti gjyqtar ka gjykuar dhe dhënë vendim në Apel për Arbër Çekajn. Edhe pse u paraqit kjo kërkesë, Lara vendosi të vijojë shqyrtimin dhe avokati ka vendosur të lërë seancën,
“Në nuk mund të pranonim që të ishim në informalitet. Për më tepër edhe kur kërkohet përjashtimi gjyqtarin vijon gjyimi, ndërkohë që vijon gjykimi. Ne lam seancën dhe ikëm nga seanca. U vëmë në dijeni që gjqtari kishte vijuar senacën vetëm me prokurorin,” tha ai.
Kujtojmë se Selim Cekaj është pronar i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” në kontenierin e së cilës u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, vend nga ku ishte nisur dhe ngarkesa me banane.
72-vjeçari Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë është ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.