Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dështon seanca ndaj ish-shefit Robert Aga dhe Hasan Hotit, në gjyq për "dosjen 184" shkon vetëm gjyqtarja dhe prokurori

Shkruar nga Newsbomb
Dështon seanca ndaj ish-shefit Robert Aga dhe Hasan Hotit, në gjyq

Seanca gjyqësore ndaj ish-shefit të Policisë Robert Aga dhe ish-administratorit të Lurës Hasan Hoti, është shtyrë përsëri pasi të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës të tyre nuk janë paraqitur. Kjo është hera e disatë që gjyqi shtyhet.

Avokatët e personave të marrë si të pandehur janë gjobitur për mos-vajtjen në disa seanca pa arsye dhe sot ishte caktuar data për gjyqin e radhës. Mirëpo, sot jo vetëm avokatët që nuk kanë shkuar, por në sallën e gjyqit nuk kanë qenë as vetë Robert Aga dhe Hasan Hoti.

Gjyqqtarja e çështjes dhe prokurori kanë qenë të vetmit që kanë qenë sot në sallë. Seanca e radhës ndaj të pandehurve për "Dosjen 184" është caktuar të zhvillohet në datë 1 dhjetor.

Për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, janë marrë të pandehur Nuri Meda, Drini Gjeci, Hasan Hoti dhe Robert Aga.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu