Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dështon seanca e parë ndaj Adriatik Llallës, avokati i ish-kryeprokurorit thotë se s’mund të gjykohen: Kemi bërë ankim në Gjykatën e Lartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

743fd2e080e08b93daafc1dfbb73d4c4

Seanca parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, në Gjykatën e Posaçme, ka dështuar. Shkak është bërë kërkesa e avokatit të ish-kryeprokurorit, i cili është shprehur se ata nuk mund të gjykohen pasi kanë bërë ankim në Gjykatën e Lartë.

Kështu, seanca është shtyrë për nëj datë tjetër. Sipas avokatit të Llallës, duke qenë se ata kanë bërë rekurs të vendimit të Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit, gjyqi nuk mund të vazhdojë pa u shprehur Gjykata e Lartë.

“Procesi nuk mund të vazhdojë derisa Gjyakat e Lartë të shprehet, nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Llallës”, ka thënë avokati i ish-kryeprokurorit. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më datë 3 shkurt ora 14:00.

Kujtojmë se, Apeli i Posaçëm ka vendosur në sekuestro pasuritë e ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img