Hapësire reklamuese

Bota

Dështon Samiti i Luksemburgut, ministrat e BE-së përplasje për çmimin e gazit

Shkruar nga Newsbomb
Dështon Samiti i Luksemburgut, ministrat e BE-së përplasje

Samiti i Energjetikës që bëri bashkë ministrat e BE-së këtë të martë, nuk rezultoi efektiv përsa i përket vendosjes së një çmimi tavan për gazin natyror. Ministri grek Jozef Sikela zbuloi se në mbledhjen e sotme u diskutua në mënyrë të përgjithshme dhe nuk u arrit një marrëveshje konkrete.

“Ministrat nuk ranë dakord mbi çmimin kufi të gazit natyror, duke argumentuar se furnizimet nuk duhet të rrezikohen”, tha ministri grek.

Gjithçka për të cilën ata ranë dakord ishte fokusimi në furnizimet e përbashkëta të gazit dhe krijimit të “një korridori dinamik” që do t’i japë zgjidhje luhatjeve të çmimeve.

Jozef Sikela është shprehur se disa ministra kërkuan masa për të mbështetur konkurrencën e industrisë evropiane. Më 24 nëntor do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e ministrave të energjisë, ku pritet të diskutohet sërish për këtë çështje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu