Hapësire reklamuese

Rajoni

Dështon rezoluta e LDK dhe Vetëvendosjes për mosrealizimin e vizave

Shkruar nga Newsbomb

Në seancën e sotme parlamentare në Kosovë është hedhur në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja, e dalë nga seanca e jashtëzakonshme në lidhje me mosliberalizimin e vizave.

Mediat në Kosovë raportojnë se në sallë ishin prezentë 70 deputetë, ku votuar 42 prej tyre. 40 ishin për, 1 kundër dhe një ka abstenuar.

Paraprakisht shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njoftoi se në takimin e djeshëm me kryetarët e grupeve parlamentare nuk ishin harmonizuar në lidhje me këtë propozim.

Si rezultat i kësaj rezolute Qeveria aktuale e Kosovës do të dorëhiqej dhe Kuvendi aktual i Kosovës do të shpërbëhej duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

E gjithë kjo vjen pas dështimit me çështjen e liberalizimit të vizave ku si rezultat kërkohet përgjegjësi nga Qeveria Haradinaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu