Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dështon përballja mes Luftar Reçit dhe Emiljano Shullazit për vrasjet e 2005, shtyhet sërish seanca

Shkruar nga Newsbomb
Dështon përballja mes Luftar Reçit dhe Emiljano Shullazit

Edhe një herë tjetër ka dështuar përballja e Luftar Reçit, një nga bashkëpunëtorët e penduar të Prokurorisë së Posaçme SPAK, me të pandehurit Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehurin Plaurent Dervishaj, qe po gjykohet në mungesë.

Reçi, është dëshmitari kryesor i prokurorisë që flet për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames e Artan Arsit në Tiranë, të ndodhur thuajse në një ditë në muajin shkurt 2005.

Thirrja e dëshmitarit, njëherësh dhe bashkë të pandehurit Reçi në këtë proces ka ardhur menjëherë sapo gjykata pranoi kërkesat e avokatëve mbrojtës, të cilët dorëzuan 7 procesverbale pyetjesh që Reçi ka dhënë disa kohë më parë, përballë njerëzve të drejtësisë.

Të pandehurit, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll