Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Dështon për herë të dytë seanca për inceneratorin e Elbasanit, zbulohet arsyeja

Lajme të ngjashëm

Ka dështuar për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca paraprake me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për këtë është bërë mungesa e dy avokatëve dhe një prej të pandehurve.

Theksojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht ish ministrin Lefter Koka, ish deputetin Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Ndërsa një ditë më parë në GJKKO, dështoi për herë të tretë seanca paraprake në ngarkim të 21 të pandehurve për inceneratorin e Fierit, ku shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.

Më shumë