Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Dështon gjyqi ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, GJKKO rrëzon SPAK: Plotësoni dosjen, mungojnë aktgjykimet e Greqisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqi i parë ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, ka dështuar. Gjykata e Posaçme nuk e ka futur në gjykim dosjen e sjell nga SPAK pasi ka pasur mangësi. Gjykata ka kërkuar që të plotësohen hetimet për Ismailajn.

Afro 10 ditë më parë, Qerim Ismailaj ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme gjykim të shkurtuar, shkruan newsbomb.al. Përmes avokatit të tij, kryebashkiaku socialist ka pranuar akuzën për falsifikim dokumentesh dhe ka kërkuar të gjykohet.

Pavarësisht kërkesës së Qerim Ismailajt, GJKKO ka kthyer mbrapsht dosjen e SPAK duke thënë se në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në Greqi.

Kryebashkiaku i Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi para viteve 2000. Vetë Qerim Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni për dënimin pasi nuk ka qenë asnjëherë në burg në Greqi dhe gjykatat atje kanë vendosur për të në mungesë.

Për këto akte të komunikimit të akuzës dhe të dënimit në shtetin fqinj, Gjykata e Posaçme ka kërkuar prova. Në këto kushte, edhe pse seanca për dhënien e vendimit ishte caktuar sot, më 3 dhjetor, ajo ka dështuar pasi çështja nuk është futur në gjykim.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img