Kanë përfunduar pa rezultate pozitive diskutimet mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë për anëtarësimin e tyre në NATO.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shprehur se diskutimet nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm, ndërsa ka thënë se Ankaraja nuk do t’u thotë po vendeve që “mbështesin terrorizmin”.
Turqia ka kundërshtuar anëtarësimin e dy shteteve në aleancën e NATO-s dhe Erdogan u citua t’u ketë thënë gazetarëve pas kthimit nga udhëtimi i tij të shtunën në Azerbajxhan se “ata (Suedia dhe Finlanda) nuk janë të ndershëm apo të sinqertë”.
“Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund t’u themi “po” vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO,” tha ai.
Turqia akuzon Finlandën dhe Suedinë se përkrahin terroristët kurdë.