Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

“Dështoi kompania kineze”, PD i përgjigjet Ramës: Cila kompani? Se janë disa, të dyshimta dhe ‘offshore’…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se koncesionarët kinezë të Aeroportit të Rinasit dështuan.

Përmes Departamentit të Antikorrupsionit, PD e pyet Ramën se cila prej kompanive kineze dështoi, pasi këto kompani janë të regjistruara në parajsa fiskale dhe janë akuzuar më parë për korrupsion.

Deklarata e plotë:

PO PER KOMPANINE KONCESIONARE-GUASKE, KUSH DO TE MBAJE PERGJEGJESI?!

Partia e Demokratike e denoncoi asokohe blerjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) nga kompani të dyshimta offshore.Po ashtu edhe zgjatjen e kontratës me dy vjet, me qëllim dhënien e licencës për operimin e Aeroportit të Kukësit, licencë e cila nuk u dha.

Çështja që ishte objekt kontestimi lidhej me kompanitë guaskë, të cilat rezultuan pronaret e reja të këtij aseti. Bëhej fjalë për kompani offshore, Keen Dynamics Limited (joint venture mes kompanive China Everbright Limited & Friedmann Pacific Asset Management), të regjistruara në parajsa fiskale (ishujt Cayman, Hong Kong, Singapore).

Gjithashtu, bëhej fjalë për shoqëri që ose nuk kishin përvojë në fushën e fushën e administrimit dhe operimit të një aeroporti (China EverBright Limited), ose kishin pasur probleme të natyrës korruptive në vendet ku kishin operuar (Friedman Pacific Asset Management).

Kryeministri, pas filmit të përsëritur të grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ditën për diell, dështimit të funksionimit të Policisë së Shtetit për të disa-tën herë, nuk mund ta shkarkojë këq paftyrësisht përgjegjësinë, duke pranuar dështimin e shoqërisë koncesionare dhe duke hedhur zgjidhjen e marrjes në kontroll të aeroportit nga shteti.

Po për si e sa ndodhi, kush do të mbajë përgjegjësi? A mund të bëjë si i rënë nga fiku, kur ka qenë në dijeni të plotë lidhur me kompanitë guacke në fjalë dhe ka ngarkuar zëvendësin e tij asokohe të kryente takime me përfaqësues të këtyre shoqërive, në fazë negocimesh?! Po përgjegjësinë për monitorimin e përmbushjes së detyrimeve që rridhnin nga kontrata koncesionare, kush e ka?!

Së pari e mbi të gjitha ai duhet të pranojë përgjegjësinë për lidhjen e kontratës koncesionare me këto subjekte, mbushur me dyshime, akuza, hetime për korrupsion. Mbarimin e marrëdhënies koncesionare me kompanitë gjermane, për një aset kaq të rëndësishëm, nuk e bëri as veshëgjati e as as veshëpreri, po pati bekimin e tij si kreu i këshillit të ministrave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img