Hapësire reklamuese

Bota

Dështimi i samitit për ndryshimet klimatike mund të çojë në “konflikt botëror dhe kaos”

Shkruar nga Newsbomb
Dështimi i samitit për ndryshimet klimatike mund të

Zyrtarja më e lartë për ndryshimet klimatike në OKB ka paralajmëruar përpara samitit të Klimës “Cop26” se siguria dhe stabiliteti global mund të trazohen, me krizat e migracionit dhe mungesat e ushqimit që mund të sjellin konflikt dhe kaos, nëse vendet nuk arrijnë të trajtojnë emetimet e garzave serë.

Patricia Espinosa, sekretare ekzekutive e Konventës të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, tha: “Ne po flasim me të vërtetë për ruajtjen e stabilitetit të vendeve, ruajtjen e institucioneve që kemi ndërtuar gjatë kaq shumë viteve, ruajtjen e qëllimeve më të mira që vendet tona kanë vendosur.”

Ajo u shpreh se ndikimi do të ishte tek uji që sipas saj do të thotë edhe më pak ushqim.

Udhëheqësit e G20, ekonomitë më të mëdha të zhvilluara dhe në zhvillim në botë do të mblidhen në Romë fundjavën e ardhshme për dy ditë bisedime paraprake, pastaj do të fluturojnë për në Glasgow, për t'u bashkuar me rreth 100 krerë të tjerë të qeverive për bisedimet klimatike “Cop26” më 1 nëntor.

Disa udhëheqës kryesorë - përfshirë Xi Jinping, president i Kinës, tani emetuesi më i madh i dioksidit të karbonit në botë dhe Vladimir Putin i Rusisë - nuk ka gjasa të marrin pjesë. Espinosa ish-ministre në qeverinë meksikane e cila mori rolin e OKB-së për Klimën në 2016 është shprehur se këto mungesa nuk do të pengonin një rezultat të suksesshëm.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.