Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dështimi i revoltës qytetare për karburantin, shpërthen Paloka: Ku janë ata që nuk marrin pjesë në protesta e organizuara nga opozita (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me protestën qytetare që u pretendua të mbahej sot kundër rrittjes së çmimit të karburantit, por dështoi.

Paloka u drejtohet ashpër të gjithëve, duke theksuar: "Ku janë ata që nuk marrin pjesë në protestat e organizuara nga opozita sepse i konsiderojnë politike dhe deklarojnë se duhet dhe do protestojnë vetem kur protestat të jenë qytetare dhe jashtë interesave politike të partive?"

Më tej demokrati e drejton gishtin tek shoqatat që sipas tij bërtasin në çdo rast “jashtë politika nga protestat qytetare”?!"

Sipas Palokës këto shoqata janë të Ramës që shërbejnë për të shuar protestat, ndërsa sjell në vëmendje atë të studentëve.

E plotë:

 Ku jane ata qe nuk marrin pjese ne protestat e organizuara nga opozita sepse i konsiderojne politike dhe deklarojne se duhet dhe do protestojne vetem kur protestat te jene qytetare dhe jashte interesave politike te partive?

A ishte per interesa te qytetareve dhe e thirrur nga qytetaret protesta e sotme ne oren 12.00? Atehere pse nuk protestuan, apo sepse qytetareve me te varfer ne Evrope ju pelqen qe edhe sot pa rritjen ende te cmimit, e paguajne karburantin me shtrenjte se cdo qytetar tjeter evropian?!

Ku ishin sot ato shoqata , organizata e grupime qe bertasin ne cdo rast “jashte politika nga protestat qytetare”?! Ne fakt te gjitha jane ca plehurina qe financohen nga Rama pikerisht per te shuajtur protestat qytetare dhe ne ato pak raste kur qytetaret kerkojne te organizohen . Rama e di shume mire se nje proteste behet e fuqishme dhe e rrezikon ate vetem atehere kur mbeshtetet nga opozita .Per kete arsye ka ngritur e financon disa grupime qelbesirash qe e quajne veten pjese e shoqerise civile e qe kane vetem nje detyre, te futen mes protestave qytetare e t’ju marrin frymen pak nga pak sidomos duke mos lejuar mbeshtetjen e tyre nga opozita nen thirrjen “jashte politika”

Faktet dhe provat per cfare po shkruaj jane me se evidente e te shumta ne vite, por provat e fundit jane ende te fresketa. Protesta e studenteve , qe nisi si nje nga me te fuqishmet u be shpejt viktime e kesaj strategjie te Rames qe e deklaroi me cinizem me gojen e tij se “do e kapte edhe protesten e studenteve”. E ashtu ndodhi; pa mbeshtetje direkte nga opozita ( vetem me mbeshtetje morale nga jashte) studentet u thyhen, u mashtruan, u joshen dhe rane preh e presioneve. Sot praktikisht nga gjithe ajo proteste e fuqishme nuk u fitua asnje e drejte.

E kunderta ka ndodhur me protestat e qytetareve tek Unaza e Re dhe protesta e artisteve , intelektualeve dhe qytetareve per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Dita e sotme nderkohe vertetoi dhe nje here se vetem opozita mund te behet mbrojtesja dhe mbeshtetesja e interesave te gjithe qytetareve , te majte apo te djathte qofshin kur eshte qeveria ajo qe ndermerr akte antiqytetare. Prandaj per ata 85% te shqiptareve qe kerkojne largimin e Rames, ka vetem nje menyre per te arritur qellimin, te bashkohen me opoziten deri ne largimin e te keqes pastaj secili le te bej zgjedhjen e tij.

Kush ben thirrje per te mbajtur opoziten jashte protestave qytetare, eshte thjeshte ne sherbim te Rames .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu