Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Dështimi i negociatave, Zaev: Ishte tradhti! Jam shumë i frikësuar se mund të nxitet kthimi i nacionalizmit dhe ekstremizmit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3f5bbc800c2ad04da4860342b4172eb6

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar se marrëveshja me Graqinë që çoi në riemërimin e vendit të tij, është në rrezik.

Komentet e Zoran Zaev, vijnë pas vendimit të Basdhkimit Europian për të mos fillimin e negociatave me vendet e Ballkanit, pasi Franca vuri veton në lëvizje.

Riemërimi i vendit, i dha zgjidhje një diskutimi shumë të gjatë me Greqinë dhe shihej si një pengesë për antrësimin e Maqedonisë Veriore si në BE ashtu edhe në Nato.

Vetoja e Francës kundër fillimit të bisedimeve të pranimit në BE, u përshkrua si një gabim historik nga zyrtarët e lartë të BE. Për shumë vende, duke vepruar kështu, Presidenti Francez mund të ketë rrezikuar strategjinë dhjetëvjeçare të BE-së drejt Ballkanit.

Zaev, tha për gazetaren e Euroneës, Efi Koutsokosta, se ai e konsideronte dështimin e fillimeve të bisedimeve të pranimit si tradhti:

 “Të gjitha vendet e Ballkanit kanë një axhendë integrimi nhë BE, por në vendin tim ndodhën shumë gjëra pozitive. Ne jemi një shëmbull I rrallë pozitiv se si duhet të trajtohen çështjet në rajon. Marrëveshja me Greqinë është një lloj marrëveshje e rrallë. Kjo lloj marrëveshje ka qenë e pranishme në të shkuarën vetëm pas luftërave, ku politikanët ulen dhe bëjnë marrëveshje.

“Ne ndryshuam emrin, ndryshuam kushtetutën tonë, morëm shumicën e votave në një proçes prej 120 ditësh, një proçes shumë i dhimbshëm, pasi kishim shumë kërcënime nga nacionalistët dhe radikalët dhe pas kësaj, mesazhi (nga Evropa) ishte “OK, ju jeni gati”, por tani ne nuk jemi më gati. Vërtetë, ne mund të presim por ky është një zhgënjim i madh për ne.

 “Ne ndryshum gjithçka në vendin tonë. Ne kemi ndryshuar të gjitha shenjat e institucioneve tona publike, shenjat me të gjithë fqinjët tanë në aeroporte, në dokumentacionin tonë, faqet e internetit, gjithçka. Ne jemi në proçes. “

Ndërkohë, Zaev është i alarmuar, pasi ngecja në bisedimet e pranimit në BE mund të nxisë kthimin e nacionalizmit dhe ekstremizmit:

 “Jam me të vertëtë shumë i friksuar. Nëse ka shënja positive për rikthimin e nacionalizmit dhe radikalizimit, atëherë, ky do të ishtë një dëm shumë i madh për të gjithë Ballkanin. Dhe kur Ballkani has problem, edhe Europa has probleme.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img