Në vazhdim të deklaratës së tij për shtyp për mediat bashkë me homologun maqedonas Stevo Pendarovski, Meta i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të marrë seriozisht kritikat e Holandës, Francës, Gjermanisë që çuan në refuzimin e hapjes së negociatave.
Në fjalën e tij, Meta falenderoi palën gjermane për propozimet dhe këshillat e vazhdueshme në ndihmën për Shqipërinë në kuadër të marrjes së përgjigjes pozitive të hapjes së negociatave. Meta shton se qëndrimet e vendeve skeptike ndaj Shqipërisë nuk kanë qenë të panjohura për vendin tonë, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë parasysh kritikat e BE-së bashkë me 9 kushtet e vendosura nga Gjermania.
‘’Përshëndes gjermane, që gjithmonë nuk është lodhur së dhëni kritika dhe këshilla për Shqipërinë. Duhet bërë një dallim të qartë për progresin e Maqedonisë dhe asaj që duhet të bëjë Shqipëria në kuadër të negociatave.
Flas dhe për vendet e tjera skeptike, pretendimet e tyre nuk kanë qenë të panjohura për ne, si Holanda për krimin, si Franca për emigrimin e lartë të shqiptarëve. Këto kritika duhet t’i bashkohen dhe qasjes gjermane.
Jemi në këto kushte ku askush nuk dëshiron një situatë të tillë dhe punojmë për vetëm një alternativë për anëtarësimin tonë në BE. Duhet të integrohet i gjithë Ballkani Perëndimor, jo vetëm të jeë i sigurtë për ne, por dhe në vendet e tjera’’, bëri me dije Meta.
Kreu i shtetit shqiptar përshëndeti palën maqedonase për hyrjen në zgjedhje të parakohshme në 12 prill të 2020 pas dështimit të çeljes së bisedimeve me BE-në. Rastin maqedonas, Meta dëshironte që ta ndiqte dhe pala shqiptare.
‘’Kemi një reflektim të Maqedonisë, kjo tregon pjekurinë e tyre politike. Është e rëndësishme që dhe te ne të ketë një reflektim të menjëhershëm dhe të shikojmë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur të bundestagut. Të forcohet bashkëpunimi me vendet skeptike me Holandën, Spanjën. Duhet t’i bindim. Nuk duhet të themi që ata po na përdorin ne, në momentin kur jemi burim i emigracionit, azilkëkruesve në vendet e tyre.
Duhet të reagojmë me përgjegjshmëri në javët e muajt të ardhshëm. Të jemi të qartë të pëmbushim këtë detyrim për çeljen e negociatave’’, thekson Meta.