Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Dështimi i negociatave me LDK, burri i Besa Shahinit flet për Vetëvendosjen: Po mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet

spot_img

Lajme të ngjashëm

f03218ba435d03140a936846c165d6b8

Kreu i Partisë Social-Demokrate të Kosovës (PSD), pas dështimeve në negociata për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar se VV dhe LDK nuk kanë dallime thelbësore nga qeverisjet e kaluara.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i PSD, Molliqaj ka treguar se dy subjektet politike fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit po lejojnë që të vazhdojë keqqeverisje e kaluar duke mos u dokordësuar për formimin e qeverisë së re.

Postimi i plotë:

‘Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.

Po e lënë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.

Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj’, ka thënë Molliqaj.

Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes me anë të një video-mesazhi pasditen e sotme deklaroi se negociatat me LDK-në për formimin e qeverisë së re dështuan dhe se ditën e nesërme do të paraqiten në seancën konstituive pa një marrëveshje.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img