Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dështimi i Edi Hilës në Expo Milano, piktorit të preferuar të Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8e7b3de0dd834e66bc10235d2e1ad82b

Prezantimi i Shqipërisë në panairin Expo Milano 2015 qe një dështim. Aty nuk u arrit që Shqipëria të përfaqësohej denjësisht, duke patur një prezantim të vaktët të mesazhit se çfarë mund t’i ofrojmë ne botës.

Prezantimi kishte për bazë disa stenda, një banak të varfër verërash dhe ajo që ra në sy ishte një mulli uji, që në fakt nuk thoshte asgjë, ose së paku donte me patjetër një interpretues për ta kuptuar.

Kurator i prezantimit ishte Edi Hila, një nga piktorët më të mirë në vend. Ai madje ideoi edhe mullirin. Por kësaj here nuk qëlloi në shenjë, duke bërë një prezantim shumë surrealist për Shqipërinë.  Piktori Hila ka patur mjaft sukses në raste të tjera të kurimit të prezantimeve kaq të rëndësishme, siç qe ai i Muzeut të Bashkëjetesës Fetare në Muzeun Kombëtar, kur Shqipërinë e vizitoi Papa Françesku vitin e kaluar.

Megjithatë Hila nuk arriti që kësaj here të tregonte se në Shqipëri hahet ushqim i mirë, pihet verë e mirë, ka terren të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha mikëpritje. Hila, edhe pse piktori i preferuar i Ramës, nuk arriti të shkëlqente. Por Rama pas këtij dështimi të madh, duket se ka marrë përgjegjësi në stafet drejtuese që kanë menaxhuar procesin.

Për prezantimin kishte një fond të bollshëm. Agjencia Shqiptare, shkurt e njohur si AIDA, zhvilloi tenderin prej 340 milionë lekësh të vjetra, për prezantimin e Shqipërisë dhe vlerave të saj në panairin në Itali, të cilin e fitoi Klik Expo Group. Ky tender i dyshimtë u publikua ditë më parë nga Newsbomb.al.

Lexo edhe:

SKANDALI/SI IU DHURUAN KLIK EKSPO GROUP 340 MILIONE LEKE PER PANAIRIN E DESHTUAR NE MILANO

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img