Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Dëshmoi në SPAK për vrasjen e Jan Prengës, flet pajtuesi i gjaqeve: Nuk kam informacione dhe as jam marrë me forcë, me hetuesin pimë kafe kur dolëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

efdcc336866c9f5f1b45568555fcc438

Pajtuesi i gjaqeve Nikollë Shullani është marrë ditën e sotme në pyetje nga SPAK në lidhje me vrasjen e Jan Prengës, i cili fillimisht u mor peng dhe më pas u ekzekutua, por trupi i tij nuk është gjetur ende.

Shullani është shprehur se nuk ka informacione për trupin e Prengës, ndërsa ka thënë se në SPAK nuk është marrë forcërisht, por ka dëshmuar me vullnet dhe do të jetë i gatshëm të përgjigjet sa herë që t’i kërkohet.

Ai tha se me hetuesin ka pirë kafe pas marrjes në pyetje, që tregon se në SPAK ka shkuar me dëshirën e tij.

“Nuk jam marrë me forcë nga SPAK, kam dëshmuar me aq informacione sa kam.
Jam i gatshëm sa herë të më thërrasin që të shpjegoj sa di. Kam qëndruar 1 orë duke u marrë në pyetje. Kam dalë bashkë me hetuesin dhe kam pirë kafe me të. Hetuesi më dha edhe emrin dhe numrin e telefonit.
I thashë se nuk e di ku është viktima, nëse do e dija do e çoja trupin te familja e tij. Unë jam përpjekur por pa rezultat. Gjendja është shumë e acaruar sepse u kanë vrarë vëllanë”, tha Shullani.

LEXO EDHE:Si ra në kontakt me familjet Doçi dhe Bleta, pajtuesi i gjaqeve shfajëson të birin: U ka thënë vetëm të dorëzojnë mallin (VIDEO)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img