Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dëshmitë e mësuesve që u rrahën te shkolla "Çajupi", sherri nisi për karriget në lokal dhe përfundoi me armë, u përfshi dhëndri, vëllai dhe kushërinjtë

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmitë e mësuesve që u rrahën te shkolla

Sherri në shkollën "Andon Zako Çajupi" pak ditë më parë, ku u përshinë dy mësuese dhe familjarët e tyre, ka nisur për karriget në sallën e mësuesve dhe në lokal. Të paktën kështu kanë treguar në dëshminë e tyre zyshat e letrësisë dhe historisë.

Konflikt që nisi fillimishisht verbal dhe më pas vijoi me grushte, karrige deri në përdorimin e armës janë përfshirë të afërm të dy mësuese, njëra e letërsisë tjetra e mësuesja e historisë. Në sherr dy mësueset përfshinë, dhëndrin, partnerin, djalin, vajzën e kushëririn.

Policia bëri arrestimin e shtetasit Edmond Faja, 39 vjeç dhe procedoi penalisht shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç, Ndriçim Qefalia, 43 vjeç, Laert Duro, 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Alvaro Toptani, 27 vjeç.

Ora News ka zbardhur dëshmitë e dy mësuesve, Domenika Toptani dhe Elida Qenami.

Dëshmia e mësueses së letërsisë, Elida Qenami në shkollën “Çajupi”

Sherri ka nisur një javë më parë, 4 tetor.

“Mësuesja Domenika e ka ndalur e i ka thënë: Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”.  Aty filloi debate verbal për arsye banale dhe ajo shkoi më tej duke më sharë dhe ofenduar nga ana personale, të cilat nuk kishinlidhje me punën. Filloi të më përmendte pjesën që jam e divorcuar, bashkejetesën që unë po kryej me partnerin tim. Unë në këtë moment nuk kam debatuar fare por i kam kërkuar të më lejë rehat” ka treguar mësuesja.

Historinë mësuesja e Letërsisë ia ka treguar partnerit të saj  e ky I fundit I ka telefonuar dhëndrit të koleges së saj pasi kishte njohje me të.  Ai ka kërkurar të takoheshin në mënyrë që të bisedonin për situatën.

Sipas dëshmisë së saj dy burrat janë sqaruar. Edhe vajza e koleges së saj e ka takuar për ti konfirmuar se gjithçka ishte mbyllur. 

“Situata ka qenë e qetë deri më 8 tetor kur ka dalë 10 minuta përapara mësimit pasi e kërkonte Domenika. Në një gëndje histerizimi duke qarë dhe bërtitur më akuzonte me fjalët: Do më marrësh në qafë djalin. Ka ardhur djali im këtu. Do ta shikosh ça do të të bëj. Do të të rrah..” dhe filloi sërish të më ofendonte dhe të më kërcënonte duke ulëritur..  në atë moment unë qetësisht drejtohem duke I thënë “ Do të të telefonoj policinë” . Ajo vazhdoi sërish me kërcënime” vijon rrëfimin para grupit hetimor gruaja.

Ata ditë i ka kërkuar partnerit ta marrë nga shkolla se kishte frikë. “Tek dera e shkollës vjen djali i Domenikës,, Alvaro bashkë me një griup shokësh e më kërcënojnë me fjalët: Ke bërë gabimin më të madh të jetës do të të q… robt .. do të vrasim etj”.

Aty ka qenë një patrullë policie e sipas dëshmitares ka ndërhyrë duke larguar Alvaro Toptanin dhe personat e tjerë. Pas kësaj dite, mësueset kanë shkuar në shkollë të shoqëruara nga të afërmit e tyre pasi kishin frikë.

Më 11 tetor Elida ka treguar se është shoqëruar nga I vëllai dhe djali I dajës së saj, Laerti për në shkollë. Ky i fundit e njihte Domenikën dhe donin të mbyllnin konfliktin pasi kisha frikë”

“Jam ulur në kafe dhe vjen dhe Domenika . Kam kërkuar ta tako që të mbyll konfliktin pasi kasha frikë.

Në momentin që Domemika hyn në lokal ajo afrohet drejt nesh dhe fillon menjëherë  debati, pasi vëllai im dhe djali I dajës i kërkuan të dijnë se çfarë ke me Eildën që e kërcënon. Ata i kanë kërkuar të takojnë djalin e saj, Alvaron dhe aty filloi debat verbal mes tyre.”

Më pas Elida ishte larguar për në mësim e ndërsa kishte qenë në orën e mësimit kishte mësuar për sherrin dhe personazhet e përfshirë në të.

Dëshmia e mësueses së Historisë Domenika Toptanit

Takimi në lokal ditën e ngjarjes përshkruhet ndryshe nga mësuesja e historisë e cila thotë se pasi ka hyrë aty, Elida Qenami  i ka thënë “hajde merru vesh me cubat e mi e sheh me kë jam në tavolinë”.

Domenika Toptani thotë se një person me flokë të qethura, i prezantuar si shef policie i është afruar, e ka kapur për krahu dhe e ka goditur dy herë. Sipas mësueses, ky person ishte vëllai i Elide Qenamit dhe mbante armë.

“Kur hyra në lokal ata filluan duke bërtitur e ofenduar në drejtimin tim. Duke kërcënuar, ne ju varim ju zhdukim si familje. Nuk pyesim pë djalin tënd se është i vetëm. Nuk na njeh neve. Jam shef policie. I ktheva përgjifgje: Qofsh shëndoshë, njëri prej tyre tha të fusim në thesin e konfeksioneve.

Njëri nga ata me flokë të qerthura u prezantua si shef policie. Më kapi për krahu më goditi me grushte dy herë. U trondita desh më ra të fikët. Në lokal kishte dhe njerëz të njetër. Mendoj se ishte vëllai I Elidës.

“Sa po dilnin jashtë lokalit, djemtë që ishin me Elidën goditën dhëndrin tim, por ai u kundërpërgjigj me grusht se është boksier. Ndodhi një sherr masiv, edhe me karrige. Në një moment u dëgjua krisma arme. Jam tmerruar më shumë kur dëgjova të shtëna, besoj se në konflikt janë përfshirë edhe djem të lagjes, por dhëndri  im I ka goditur me grushta. Dua të sqaroj se njëri prej tyre nxorri pistoletën pasi më tha në lokal se ta vej në ballë. Ai është vëllau i Elidës, është punonjës policie mesa di unë.

Pistoletën e nxorri kur unë hyra në lokal për herë të parë, ndërsa kur ndodhi konflikti herën e dytë Elida nukishte aty, ishte në mësim. Me armë ka qëlluar vëllai i Elidës. Unë kam qenë aty dhe ëstë qëlluar dy herë.  Atij i ka rënë arma nga dora. Dhëndri i ka goditur me grushta dhe me karrige që ishte aty. Dhëndri nuk kishte armë me vete. Personin që qëlloi me armë e tregon dhe vajza ime”

Versionin e sherrit si e tregon Domenika Toptani

“Konflikti ka ardhur për motive të dobëta vetëm për një debat që kam pasur me Elidën për uljet pë ruljet tona në karrige në sallën e mësueseve dhe në lokal. Jemi mësuese shkolle por nuk kam muhabet me të. Të enjten apo t ë premten djali ka kërkuar të sqarohej me Elidën dhe bashkëshortin e saj por nuk janë sqaruar dhe sot mesa ndodhi ajo ka thirrur persona të tjerë për sqarim dhe ndodhi konflikti me armë."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll