Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëshmitarja rrëfen tmerrin për vrasjen në Elbasan: Dëgjuam krisma, gruaja ishte e shtrirë përtokë

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmitarja rrëfen tmerrin për vrasjen në Elbasan:

Një grua ka rrëfyer mbi atë çfarë ka parë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një burrë me breshëri plumbash vrau gruan, me të cilën ishte në proces divorci.

Një dëshmitare është shprehur se kishin dëgjuar të shtënat dhe më pas kishin parë gruan e shtrirë në tokë.

“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë. Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu.”, tha ajo për mediat.

Kujtojëm që ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë ku 58 vjeç Koço Buzo, ka qëlluar me armë gruan Liljana Buza, pasi kanë dalë nga seanca gjyqësore për procesin e divorcit.

Ndërkohë, nga breshëria e plumbave është plagosur dhe avokati i viktimës Liljana Buzo, shtetasi Gëzim Toçiu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.