Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Dëshmitarë në shoqërimin e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës rimerr në pyetje 17 policë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rimarrë në pyetje 17 punonjësit e policisë të përfshirë me veprime në ndalimin e Lear Kurtit. Pas analizimit të materialit paraprak që iu dorëzua këtë të martë nga AMP, janë rimarrë në pyetje dhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr.3.

Në dëshmitë e zbardhura nga Tv Klan, punonjësit e policisë kanë rrëfyer mbi të gjithë itinerarin e ndjekur ditën e ngjarjes dhe bisedat e bëra më Kurtin pak para se ta ndalonin atë. Të gjitha këto dëshmi janë objekt i verifikimit të Prokurorisë.

Gjithashtu, janë tërhequr materialet pranë sallës operative dhe janë marrë dëshmitë e punonjësve të turnit, të cilat dokumentojnë thirrjet për patrulla ndihmëse dhe për ambulancën, bërë nga efektivët e policisë.

Burime thanë se nuk rezulton nga të dhënat e administruara që Lear Kurti të vuante nga sëmundje toke. Prokuroria do të marre në pyetje stafin e Spitalin të Traumës për të hedhur dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.

Vendimtare për konkluzionet e hetimeve mbeten përgjigjet përfundimtare të autopsisë për shkakun e vdekjes. Prokuroria po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.

Më shumë


spot_img








spot_img