Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dëshmia tronditëse e shqiptares për 'Dragoin e Kavos': Më rrahu, më përdhunoi dhe kërcënoi të më vriste

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmia tronditëse e shqiptares për 'Dragoin e Kavos':
Dragoi i KAvos dhe momenti i arrestimit

34 vjeçarja shqiptare që u përdhunua për dy ditë nga Dimitris Aspiotis ka dhënë dëshminë e sa për policinë duke zbuluar edhe detaje tronditëse.

"Ai më rrahu, abuzoi me egërsi, më bëri video dhe më kërcënoi të më vriste”, tha 34-vjeçarja shqiptare për Aspiotis, i cili njihet edhe me pseudonimin "Dragoi i Kavos", për shkak se ka përdhunuar edhe 6 vajza të tjera britanike.

Sipas dëshmisë së saj, i akuzuari u shfaq në shtëpinë ku ajo po qëndronte me partnerin e saj pasditen e 4 majit.

"Ai ishte mik me partnerin tim, dhe një ditë kur isha e vetme në shtëpi u shfaq dhe më tha se partneri im kishte pirë dhe duhet të shkonim ta merrnim. Ecëm për një kohë të gjatë dhe ai po më fuste në rrugë jo kryesore. Aty unë u tremba dhe e pyeta se ku po shkonim, por ai më tërhoqi nga flokët dhe filloi të më godiste në kokë. Më çoi në një kasolle dhe më përdhunoi", ka treguar ajo.

Dimitris Aspiotis pretendon se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale, ndërsa avokati i tij tha se 47 vjeçari popërpiqet të bëjë një fillim të ri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll