Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëshmia tronditëse e djalit të Bedries: Babai i thoshte se shkon në hotele me dajën

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmia tronditëse e djalit të Bedries: Babai i thoshte se shkon

Detaje tronditëse dalin lidhur me vetëvrasjen e Bedrie Lokës, e cila i dha fund jetës disa ditë më parë duke konsumuar fotoksinë.

Gjykata e Durrësit caktoi sot masën arrest me burg për bashkëshortin e të ndjerës, Xhemal Loka, i cili akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes.

Refreruar dosjes hetimore njëri nga katër fëmijët e Bedries ka thënë para organeve përkatëse se babai dhe nëna e tij ziheshin vazhdimisht dhe se së fundmi kishin patur debate të forta.

LEXO EDHE: Burg për Xhemal Lokën, dëshmia: I thoja Bedries të mos dilte vetëm nga shtëpia

Djali i Bedries ka thënë se i ati nuk e linte Bedrien të shkonte te nëna e saj dhe se e akuzonte se ka dashnor. Madje fëmija ka thënë se bababi akuzinte nënën e tij se kjo e fundit kishte pasur raporte intime me vëllanë e saj (dajën e fëmijës).

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

LEXO EDHE: “Edhe vajza piu helm si e ëma”, vjehrra e Bedries mbron me zell Xhemalin

Burime për mediat bëjnë me dije se në datën 3 janar, kur Bedrie Loka ndërroi jetë në spital pa pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka, i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar më herët 41-vjeçaren.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike. Pavarësisht kërkesës së familjarëve të saj, trupi i 41-vjeçares u varros nga familja e bashkëshortit të saj. Konliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedreis ka qenë e hershme.

Sipas asaj që është bërë me dije për mediat familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

LEXO EDHE: “Mirë mo mami, mirë se e qep unë”, biseda e fundit e Bedrie Lokës me vajzën

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Kjo kërkesë është bërë dhe shkaku i shumë debateve në shtëpinë e Bedries. Sa herë që i shoqëi kthehej nga kurbeti nisnin sherret deri në dhunën fizike.

Madje deri edhe në ofendimet për nder. Gjithashtu, mësohet se në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori këto para.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Janar. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, pasi i uroi ditëlindjen vajzës së saj më 2 Janar, ditën tjetër piu fotoksinë.

Ajo humbi jetën në spital. Kjo ngjarje e rëndë u bë publike për mediat më 5 Janar dhe fillimisht u shit si një vetëvrasje për shkak të bullizimit në “TikTok”.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët thanë se përgjegjës për vrasjen e motrës së tyre është bashkëshorti. “Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai më herët.

Gjithashtu lidhur me rastin ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar edhe Prokuroria e Durrësit. Sipas Prokurorisë, burri i 41 vjecares ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.

“Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe që dyshohet të kenë çuar të ndjerën në vetvrasje“, theksohet nga ana e prokurorëve.

Mësohet se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e çiftit nga ana e bluve, është gjetur një armë në kotecin e pulave bashkë me mbi 100 fishekë, të mbështjella me peshqir. Bazuar dhe në dëshmitë e deritanishme, Prokuroria i kërkoi Gjykatës t’i caktohet masa e “arrestit me burg” 45 vjeçarit Xhemal Loka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese