Babai i Amber Heard kërcënoi se do të qëllonte Johnny Depp. David Killackey, i cili riparonte makinat klasike të ish-çiftit, tha se Herad ishte abuzive ndaj aktorit dhe se babai i saj, David kërcënoi me vdekje Depp në një telefonatë në vitin 2016 kur nisën procedurat e divorcit.
Akuzat e Killackey dolën në dritë gjatë betejës gjyqësore mbi padinë prej 50 milionë dollarësh të ngritur nga aktori ndaj ish-bashkëshortes për shpifje ndaj tij.
Amber akuzoi yllin e Hollywood se e dhunoi gjatë kohës që ishin bashkë, por Depp e ka mohuar me forcë këtë gjë.
Avokatët e tij thanë se dëshmia e Killackey se Heard foli kundër ish-bashkëshortit pasi donte para.
Në një dokument të gjykatës të siguruar nga The Blast, Killackey i përshkroi bisedat e Amber me babain e saj ‘jashtëzakonisht armiqësore’ kur ai i kërkoi të paguanin për riparimin e makinës së tyre.
Heard insistoi që faturat e riparimit të paguheshin nga Depp.
Ndërsa dëshmoi se pas debatit mes tyre, babai i saj mori në telefon aktorin duke e kërcënuar me jetë.