Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëshmia e të penduarit të SPAK, Klevis Alla tregon pse "u prish" Dumani me “Mirin e Kolës”: I hyri vetja në qejf, po shiste shokët e bënte p*rdhë

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmia e të penduarit të SPAK, Klevis Alla tregon pse "u

Klevis Alla, një nga katër bashkëpunëtorët e Prokurorisë Speciale, në rrëfimin e tij tregon konfliktin e lindur mes vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia dhe Nuredin Dumanit, Talo Çelës e Altin Ndocit. Sipas Allës, sherri mes miqve ka ardhur për shkak se Besmirit ose “Mirit të Kolës”, i kishte hipur vetja në qejf dhe po shiste shokët, duke folur lart e poshtë.

Alla u ka treguar prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Muasbelliu se teksa shoqërohej me Nuredin Dumanin, të cilin të gjithë e njihnin me emrin “Luli”, ky i fundit i ka treguar se Besmirit i kishin humbur dhe disa lekë, që dy të penduarit e SPAK nuk e dinin sa ishte shuma dhe nga buronin.

“…për fillimin e konfliktit midis Besmir Haxhisë, Nuredin Dumanit, Talo Çelës dhe Altin Ndocit, me sa kam dëgjuar nga Altini dhe Talo Çela, në muhabetet e tyre thoshin që Besmiri, ka filluar duke bërë bërë p*rdhë, i ka hyp vetja në qef dhe po shet shokët duke fol…”, ka treguar Alla para dy prokurorëve të SPAK.

Në dëshminë e tij të zbardhur nga Ora News, Alla tregon se planin për të bërë vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiaj, ja ka thënë Nuredin Dumani, ku fillimisht ky i fundit i ka kërkuar të shoqëronte me makinë dy persona nga Fushë-Kruja.

"…në lidhje me vrasjen e vëllezerve Haxhia, dua të sqaroj se fillimisht Nuredin Dumani ka pajtuar dy çuna nga Fushë-Kruja, njëri quhej Besi "Besjan" dhe tjetri Enver. Më sa kujtoj ka qënë rreth muajve Mars dhe Prill të vitit 2020, kur Nuredin Dumani, më ka marrë në telefon tek numri im që kisha në perdorim i cili është 0692880XXX, numër telefoni të cilin e kisha në emrin tim. Këtë telefonatë e ka bërë Nuredini edhe në telefon dhe në “Ëhatsapp”, e cila është kryer si telefonatë rreth orës 9-të 9:30 të mëngjesit. Datën nuk e kujtoj por jam i sigurt se ka qënë fundi i marsit ose fillimi i muajit Prill 2020.

Nuredini ose siç e thërisnim ndryshe (Luli) në telefonatë më tha:"…o nipçe eja këtej nga unë…”. Kur më telefonoi unë isha në krevat i shtrirë, u ngrita mora makinën time “Golf 5”-së pa targa dhe ika direkt tek shtëpia e Nuredinit. Kur shkova tek Nuredini gjeta edhe dy persona të tjerë, rreth moshës 35 vjeç, i përshëndeta duke ju thënë “…mirëmëngjes…”, në këtë moment Nuredini më nxori veçmas duke më thënë:

"…merri këta të dy se janë shokët e mi, dhe bëj një xhiro rreth shtëpisë së Lalës, që quhej Besmir Haxhia, dhe mos fol fare me ta. "…më tha se këta do e bëjnë punën tonë, se do i paguajmë këta mos të ngatërrohemi ne…”.

Këta dy persona kishin ardhur tek shtëpia e Nuredinit me një mjet “Golf 5”, me ngjyrë blu, me xhama të zi, targën nuk ja kujtoj. Më kujtohet se njëri nga personat ishte bjond me flok të shkurtra dhe nuk e kujtoj se çfarë kishte të veshur. Ndërsa tjetëri ishte esmer dhe kishte të veshur një kostum ADIDAS me ngjyrë blu dhe kishte flok të zeza.

I thashë “Ok” dhe ndeza makinën time “Golf 5”, pa targa dhe i hipa makinës unë shofer, njëri prej tyre bjondi, i cili u ul në vendin e parë, kurse mbrapa në krahun e pasagjerit u ulë personi tjetër, që ishte i veshur me kostum “Adidas" me ngjyrë blu i errët.

Kujtoj se kemi ndjekur rrugën nga shtëpia e Nuredinit, tek Nishtulla, Shkozet, ish-këneta. Pa shkuar te rajoni i Policisë Durrës, kam ndaluar tek karburant K…, tek kryqëzimi dhe i kam futur makinës time 30 mijë lekë naftë, nga karburanti kemi marrë rrugën për nga spitali i Durrësit dhe kemi vajtur në Spitallë.

Jemi futur në Spitallë, kemi vajtur në lagjen e vëllezërve Haxhia, kujtoj se kemi kalur përbri shtëpisë së tyre. Unë ju thashë dy çunave se kjo është shtëpia e tyre, kemi bërë një xhiro në rrugën e lagjes së tyre, afër shtëpisë me makinë, por pa ndaluar, duke parë me vemendje vendin se si ishte, sa kamera kishte dhe si mundet të levizej pasi të kryhej vrasja e Besmir Haxhisë.

Pasi mbaruam xhiron tek banesa e vëllezerve Haxhia, u kthyem tek shtëpia e Nuredin Dumanit, kemi zbritur dhe në praninë time folën me Nuredinin dhe i thanë atij se vrasja bëhet dhe vendi ishte i mirë dhe ju mungonte vetëm shoferi, që do të ishte në makinë me autorët.

Këta dy djemtë i thanë Nuredin Dumanit se këtë nipçen tate (duke iu referuar për mua) e duam shofer, sepse ju pelqeu ecja ime me makinë në atë zonë.

Pasi ikën këta dy çunat, mësova se bjondi quhej Besi ose Besjan Xhixha, sepse Nuredini ju drejtua me këtë emer kur foli me ta. Këta dy çunat ikën dhe unë mbeta me Nuredin Dumanin, ndejtëm dhe pimë nga një cigare me njëri-tjetërin. Në bisedë e sipër Nuredini më tha, se këta dy çunat do të paguheshin për vrasjen e Besmirit.

Dua të sqaroj në lidhje me dy personat që shoqërova në Spitallë, se Nuredini më tha janë nga Fushë-Kruja dhe se njëri prej tyre kishte kundërshtuar me armë forcat e RENEA-s, dhe se kishte mbetur i plagosur nga perplasja me RENEA-n.

Mbas dy ose tre ditësh nga takimi me dy djemtë nga Fushë-Kruja, Nuredini më tha: “…shko e bëj testin e “Covid-19” se atë djalin e ka zënë “Covidi” është i semurë, se mos të zëri edhe ty…”.

E pyeta Nuredinin se cilin kishte zënë “Covid-19”, Nuredini më tha se kishte zënë shokun e Besit që unë nuk ja dija emrin, theksoj se tjetri ishte me trup mesatarë, rreth 35 vjeç me flokë të zeza, ndërsa personi tjetër që ishte bjond e mësova se quhej me emrin Besi (Besjan) dhe se ishte nga Fushë-Kruja.

Me Besin jemi takuar edhe një herë tjetër që ka ardhë vetëm tek shtëpia e Nuredinit, më kujtohet se ka qënë vetem kur ka ardhur, ka fjetur një natë tek Nuredini dhe të nesërmen ka ikur.

Pas disa disa ditësh, kemi ikur unë dhe Nuredini në Fushë-Krujë, me makinën time tip: “Benz-S” me targë AA030YG dhe kemi ndaluar përballë “Nord Parkut”, ku është një karburant.

Më kujtohet se jemi parkuar me makinë tonë unë dhe Nuredini me “Mercedezin-S 030”, unë kam ndejtur në makinë ndërsa Nuredini, ka dalë jashtë dhe është takuar me Besjanin, personin që ishte bjond.

Nuredini dhe Besjani, kanë qëndruar në këmbë rreth 10 minuta, ndërsa unë po prisja në makinë, ka ardhë Nuredini dhe me tha: "…fike makinën dhe eja të ikim për të pirë një kafe me makinën e Besjanit…”. Kemi lënë makinën tonë “Merceds-S” dhe kemi ikur me “Golfin 5”, me ngjyrë blu për të drekuar tek një lokal tjetër, që na ka çuar Besjani.

Restoranti ishte, sapo kalon mbikalimin e Fushë-Krujës, rreth 500-700 metër në drejtim të Laçit, në krahun e majtë. Ky lokal ishte një katësh në fushë të gjelber, ishte i ndërtuar me tulla të kuqe dhe kishte një kanal uji në oborr. Gjatë kësaj dreke që ishim unë, Besjani dhe Nuredini është permendur edhe emri i Enverit, për të cilin është thënë nga Besjani, ishalla i ikën (Covid-19) shpejt Verit.

Gjatë drekës është thënë nga Nuredini që ishalla e mbarojmë këtë punë sa më shpejt se nuk presin më çunat, por pa permendur emra se cilët çuna.

Nga Nuredini mësova se këtyre dy çunave, Besit dhe Verit, ju kishte dhën shumën prej 5 mijë euro paradhënie, për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj.

Por duke qënë se Veri ishte sëmurur me “Covid-19”, këta dy çunat, nuk e bënin dot vrasjen e Besmirit dhe u vendos që vrasjen ta bënte grupi jonë. Grupi jonë ishte, unë në timon, në vend të parë ishte Nuredini, pas sediljes time ishte i ulur Altin Ndoci dhe në krahun tjetër pas Nuredinit, ishte i ulur Talo Cela, që njihet me pseudonimin “Moma”.

Sqaroj se tek banesa e vëllezërve Haxhia në Spitallë, kam shkuar disa herë me Nuredinin, kemi shkuar me mjetin tim “MERCEDES” me targë AA030YG, dhe kemi parë me vemëndje shtëpinë e tyre.

Pasi dështoi plani për vrasjen e Besmirit nëpërmjet djemve nga Fushë- Kruja "Besjanit dhe Verit", hyri në punë plani i dytë që vrasja do të kryhej nga ne grupi që ishim unë, Talo, Nuredini dhe Altini.

Sqaroj një detaj që nuk e kemi sqaruar më lart, Nuredin Dumani nga grupi ynë shoqëror dhe nga pjesa më e madhe e njerëzve thërritet me emrin "Luli" dhe pak veta ja dinin emrin e vertetë, Nuredin.

Vazhdimisht shkoja tek shtëpia e Nuredinit, sepse ai nuk dilte shumë nga shtëpia. Rreth dy javë para vrasjes së Besmirit, u vendos nga Nuredini dhe Talo se përfundimisht vrasjen e Besmirit do e kryenim ne, si grup unë, Talo, Nuredini dhe Altini Ndoci. Sqaroj se objektivi ka qënë të vritej Besmiri dhe jo vëllai tjetër Viktori.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll