Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dëshmia e luftëtarit shqiptar në Siri: Shkova se e kam detyrim, betohem vetëm para Allahut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eba36b868d8490dda4491d714b3a8fba

Ka dëshmuar sot në gjykatë luftëtari shqiptar i ISIS-it Edmond Shpataraku. Ai ka thënë para gjyqtarëve se ka shkuar në Siri për detyrim. “Doja të ndihmoja vëllezërit’’, ka thënë para gjykatës Shpataraku, duke shtuar se ka shkuar 2 herë, dhe ka ndenjur atje nga 3 muaj. Ai ka refuzuar të betohet para gjykatës për të thënë të vërtetën, duke theksuar se ”betohet vetëm para Allahut”.

“Kam qenë në Siri se e kam ndjerë si detyrim. Doja të ndihmoja vëllezërit. Më shoqëroi Gerti Pashja. Kam qenë dy herë nga tre muaj në Siri”, tha luftëtari.

Dëshmia është bërë në gjyqin ndaj imamëve, të cilët po gjykohen për vepra me qëllime terroriste. Imamët i kanë refuzuar shpesh seancat gjyqësore duke mos i pranuar akuzat.  “Nuk i njohim ligjet tuaja, njohim vetëm Allahun’’, kanë thënë imamët në seancat e kaluara, ku kanë dashur të hyjnë edhe mbështetës së tyre me bluzat ”Jam krenar që jam mysliman”. Edhe në seancat e mëparshme imamët kanë debatuar me gjykatësit, duke u thënë se nuk e njohin autoritetin e gjykatave shqiptare. Gjykata ka fuqizuar masat e sigurisë.

 “Ne nuk jemi terroristë. Njerëzit po vrasin dhe po lirohen. Mos kujtoni se nuk i shohim lajmet”, i ka thënë në seancat e mëparshme trupit gjykues imami i Mëzezit, Bujar Hysa, i cili së fundmi është përmendur edhe si ndërlidhës për luftëtarin shqiptar të vrarë në Siri, Ervin Hasanaj.

 

Lexo edhe:

SI E MORI VAJZËN 2-MUAJSHE NË SIRI LUFTËTARI SHQIPTAR I ISIS-IT, IMAMI HYSA NDËRLIDHËSI

SHQIPTARI NGA TIRANA VRITET NGA ISIS-I, NUK DONTE TË LUFTONTE MË

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img