Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dëshmia e 17 vjeçarit që qëlloi mbi policinë: Grupi i strukturuar në Lazarat, bleu 6 snajper të sofistikuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

FB

17 vjeçari Xhulio Malo, i arrestuar nga policia teksa drejtonte një mjet “Benz” të bardhë ku u sekuestruan sasi të konsidetueshme municionesh dhe armatimesh, ka thënë në polici se në Lazarat ndodhet një grup i strukturuar dhe i armatosur.

Sipas dëshmisë së 17 vjeçarit në polici, një grup prej 15 personash në Lazarat kanë blerë një sasi të madhe armatimi, ndër të cilat edhe 6 snajper të sofistikuar. Xhulio Malo, i riu i dyshuar se qëlloi mbi policinë, ka thënë se grupi i cili ndodhet brenda fshatit Lazarat është i strukturuar dhe i ndarë në mini-grupe. 17 vjeçari ka thënë gjatë dëshmisë në polici se vendndodhja e disa personave të armatosur , pjesë e këtij grupi, është në një banesë të braktisur në pyllin mbi fshatin Lazarat.

Mbi 400 forca të policisë, RENEA dhe FNSH-së kanë rrethuar fshatin Lazarat si dhe kanë identifikuar personat dhe vendndodhjen e tyre. Tashmë forcate e policisë e pajusura me autoblinda dhe helikopterë pritet të ndërhyjnë nga çasti në çast. Grupi i strukturuar i zjarrit është strehuar në Lazarat dhe në malin Sopot.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Celula e ngjashme me ISIS prej 50 vetash stërviten në Lazarat

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img