Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëshmi të FORTA për vrasjen në Elbasan: Kishte informatorë në çdo kryqëzim, qarkullonte një motor me “tipa muskulozë” dhe...

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmi të FORTA për vrasjen në Elbasan: Kishte

Mbrëmë pas vrasjes së bujshme në lagjen “Skënderbej” në Elbasan në qytet zbaroi RENEA dhe u shoqëruan deri në 25 persona. Ata dhe të tjerë kanë dhënë dëshmi shumë të vlefshme për vijimin e hetimeve.

Deri në këto momente dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë, ndërsa sa i takon pistave të hetimit ato janë “hakmarrja” dhe “përplasje mes bandave”. Në dëshmi është përmendur dhe qarkullimi në lagje i një motori që drejtohe nga  dy të rinj me trup muskuloz që mbanin skafandra.

Qarkullimi i këtij motori me shpejtësi të madhe para dhe pas ekzekutimit të 41-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e banorëve të familjeve që jetojnë përgjatë “Rrugës Mbretërore”, ku në orën 20:10 të së martës u krye vrasja e 41-vjeçarit Everest Çaka, si dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, Silvana Çaka.

Njëkohësisht, nga dëshmitë e siguruara nga hetuesit e këtij krimi hidhen dyshime se autorët e vrasjes kanë pasur në disa kryqëzime informatorë për sigurimin e informacioneve të sakta të lëvizjeve të objektivit të përcaktuar për t’u ekzekutuar.

Diçka tjetër që mund të ngatërrojë hetimet është dhe gjetja e një mjeti të djegur në Kavajë, për të cilin thuhet se nuk është makina e autorëve që kryen krimin. Mendohet se ky është një tjetër rreng i organizatorëve të krimit. Dëshmitë e siguruara pritet që të hedhin dritë për identifikimin e autorëve të ekzekutimit të Everest Çakës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll