Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëshironi të studioni në SHBA? Ambasada amerikane tregon historinë e Arlindit dhe fton studentët të aplikojnë

Shkruar nga Newsbomb
Dëshironi të studioni në SHBA? Ambasada amerikane tregon

Ambasada amerikane me anë të një njoftimi në rrjetet sociale fton të gjithë studentët shqiptarë që ëndërrojnë të studiojnë në SHBA që të marrin të gjitha informacionet e nevojshme në faqen EducationUSA Albania.

GJithashtu ambasada tregon edhe rrugëtimine  Arlindit, studentit shqiptar që e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kolegj komunitar dhe këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale.

“Njihuni me Arlindin, i cili e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kolegj komunitar dhe këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale. Pasi në 2018 u diplomua për Kimi nga Kolegji Komunitar Queensborough, ai u tranferua në City College në Nju Jork për të përfunduar studimet në Inxhinieri Kimike, dhe ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Arlindi shqyrtoi disa shkolla të mirënjohura përpara se të zgjidhte Universitetin Yale, ku gjatë studimeve për doktoraturën ai synon të ndërthurë inxhinierinë kimike, biofizikën molekulare dhe biokiminë për të zhvilluar kërkime mbi një tipar molekular, i cili thuhet se lidhet ngushtë me sëmundjet shkatërruese të trurit. Ëndërroni edhe ju të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni faqen tonë EducationUSA Albania për informacionin më të saktë, gjithëpërfshirës dhe të fundit mbi të gjithë gamën e mundësive për të studiuar në kolegje apo universitete të akredituara në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ambasada amerikane.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.