Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Dëshironi të bëni gjumë të qetë? Atëhere ndiqni këto këshilla

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shumë njerëz kanë probleme me fjetjen dhe gjumin cilësor. Sidoqoftë, shumë gjëra nga mjedisi mund të prishin gjumin, kurse me truqe të vogla mund të ndikoni në të.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se një e treta e të rriturve flenë më pak se rekomandimi prej tetë orësh në ditë, por ekspertët e gjumit vazhdimisht theksojnë se higjiena e mirë e gjumit është çelësi për funksionimin e përditshëm dhe kryerjen e detyrave të përditshme.

Çaj mente

Menta është përdorur për shekuj për të lehtësuar problemet gastrointestinale, sepse qetëson stomakun duke parandaluar tkurrjen e muskujve të stomakut që më pas parandalon ngërçet e stomakut.

Eksperti i gjumit, Stephan Lighty, rekomandon që të pini një filxhan çaj mente para gjumit, sepse do ta qetësojë aparatin tretës dhe meqenëse nuk ka kafeinë, nuk shkakton pagjumësi.

“Unë nuk mund ta imagjinoj të shkoj në shtrat pa çajin e mentës që më relakson”, thotë eksperti i gjumit, Stephen Light.

Perde të errëta

Për shumë njerëz, drita shqetëson gjumin, kështu që është mirë të pushoni dhe të flini në një dhomë të errët. Errësimi përmes perdeve paraqet mënyrë efektive për ta mbajtur dhomën të errët dhe për të pasur gjumë thellë.

Maskë për sy

Ekspertja e gjumit dhe neurologia, Chelsie Rohrscheib, thekson se ajo nuk mund ta imagjinojë të flejë pa një maskë për sytë.

“Unë gjithmonë fle me një maskë të vendosur për sytë që përshtatet mirë dhe fort rreth syve dhe hundës, duke bllokuar të gjithë dritën e jashtme. Maska është veçanërisht e dobishme në verë kur ditët janë më të gjata. Shumë njerëz, thonë ata, flenë më mirë dhe zgjohen më pak kur e bllokojnë dritën që arrin në sytë e tyre, dhe është e rëndësishme të gjesh një maskë që përshtatet në mënyrë të përkryer”, ka deklaruar Rohrscheib.

Tapë për veshë

Tinguj të ndryshëm nga mjedisi mund të shqetësojnë gjumin, kështu që shumë njerëz përdorin mbyllëse për veshë gjatë natës.

“Unë përdor tapa silikoni që lahen. Janë të mira dhe të disponueshme, por duhet të zëvendësohen çdo disa ditë”, pohon tutje Rohrscheib duke shtuar që të kihet kujdes nga infeksioni eventual duke i pastruar rregullisht dhe duke i ndërruar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img