Hapësire reklamuese

Rajoni

Dëshira e William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Dëshira e William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në

“Kur të vdes, unë dua të varrosem në Kosovë”.

Kjo është deklarata e habitshme e ish-ambasadorit William Walker, i cili është figura më e rëndësishme që i tregoi botës gjenocidin që kreu Serbia ndaj popullit kosovar.

I ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka folur lidhur me epokën e errët të 25 vjetorit të Masakrave të Reçakut.

Teksa tregoi gjatë për sakrificën e shumë djemve të fshatit, ai tha se sot Kosova gëzon një demokraci funksionale dhe se për këtë gjë ndihet mjaft krenar.

Ndër të tjerash, ai ka shprehur dëshirën që kur të ndërrojë jetë, të varroset në Kosovë.

Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, ka thënë ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese