Hapësire reklamuese

Kulture & Art

“Dëshira e Dritero Agollit ishte të takohej me ty”, akademiku i njohur: “Më vjen keq, isha sëmurë”

Shkruar nga Newsbomb

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka vizituar familjen e shkrimtarit, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, Dritero Agolli. Në këtë vizitë ngushëllimi, e shoqja e Agollit, Sadija ka thënë se një nga dëshirat e Driteroit ishte të takohej me të.  

Ndërkohë vetë Qosja tha se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk mundi të vinte as në homazhe. Ai tha po ashtu se veprat e Agollit janë vlera të mëdha për lexuesit.

“Ishte njeri i thjeshtë që e shkroi për jetën e tij pa e tjetërsuar, ka çliruar mendjet njerëzore në situata të vështira”, mësohet të ketë thënë Qosja gjatë vizitës së tij në familjen e Agollit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu