Hapësire reklamuese

Politikë

‘Desdemona të më lidhë me zinxhirë’, Mesila Doda lëshon gojën ndaj Ramës: O langaraq burrë, të të lidhë Ofelia që ke në shtëpi! Marr përgjegjësinë të të çoj pas hekurave

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Doda

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjur me fjalë të rënda kryeministrit Edi Rama, pasi ai e përmendi sot gjatë një komunikimi me gazetarët, ku teksa lexoi emrin e saj, tha se “e kanë vënë si Desdemonë në betejë për të më lidhur mua me zinxhirë, e jo si alternativë”.

Doda përmes një shënimi në rrjete sociale, e quan Ramën langaraq dhe të mjerë, që e ka vendin pas hekurave. Sipas saj, kryeministri është një e keqe më e madhe se tërmeti dhe pandemia, ndaj në 25 prill do të marrë atë që meriton.

Përgjigja e Mesila Dodës

Llaxorja e lagjes hapi gojen... tani e paska zene edhe me grate... ne fakt per ty sdo harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta... nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel njerzit duhen vetem ta percmojne, por kryeministri i vendit tim qe sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetem dy fjale. Je i mjere o i zi... je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende... pushtetin.

Dhe cilido qe eshte mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e pergojohet... je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise... kam nje lajm per ty. Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire... eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,... po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi. Ti je nje e keqe me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot... 25 prillin. Pas kesaj ti jo vetem do jesh humbes por do jesh pergjegjes per demet katastrofike qe ke sjelle ne kete vend. shpresoj fort qe ate dite nuk do na sjellesh raportin mjeksor qe je i papergjegjshem per veprimet e tua sepse vuan nga patologji te renda te trurit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll