Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Desada Metaj sqaron elementë të fushatës së PD: Prezatimi i Bashës si baba e bashkëshort, një nga mënyrat për të ardhur më pranë qytetarëve (INTERVISTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Desada Metaj, drejtore e Komunikimit të Fushatës së PD thotë për revistën “Monitor” se strategjia e PD në këto zgjedhje është ajo e takimeve derë më derë.

Metaj thekson se lideri i opozitës ka pasur një qasje të imazhit të tij jashtë klisheve të një lideri global, i cili premton mrekulli; dhe me fokus te familja, por këtë duke e parë në një dimension të madh, atë të Shqipërisë. Ndaj dhe në këtë fushatë po përdoret simbolika kombëtare.

Si e ka organizuar PD takimin e saj me elektoratin në këtë fushatë zgjedhore?

Nuk është fushatë në kushte të zakonshme, pork jo nuk e ka penguar PD të organizojë fushatën e saj për cdo ditë, pa pushim. Format klasike të takimeve massive, për shkak të pandemisë, janë kufizuar, por ne jemi mbështetur te strategjia e takimeve derë më derë. Kjo do të thotë se cdo kandidat, cdo drejtues politik dhe cdo democrat ka trokitur në dyert e qytetarëve për të prezantuar programin, alternativën dhe angazhimet konkrete të PD për qeverisjen e ardhshme. Në nivelin kombëtar, kryetari Basha është duke vizituar cdo ditë qytetet kryesore të vendit dhe është duke u pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Gjatë këtyre vizitave, z.Basha po zhvillon takime me banorë, sipërmarrës, njerëz të spikatur të artit e kulturës, gra sipërmarrëse dhe përfaqësuese politike dhe të rinj.

A keni një prirje të pastër drejt “evidentimit” të liderit në këtë fushatë apo PD ka një shpërndarje të barabartë të peshës së fushatës dhe promovimit të disa figurave bazë të saj?

Për PD kjo fushatë nuk është një zgjedhje ndërmjet një partie apo një tjetre, as një lideri apo tjetrit. Eshtë zgjedhja ndërmjet një vizioni për ta qeverisur Shqipërinë me plane, punë të qarta dhe serioze dhe një vizioni tjetër, I cili synon ta mbajë vendin nën presionin e propagandës dhe politikës së batutave, sulmeve personale ndaj opozitës dhe mungesës së transparencës. Eshtë zgjedhja ndërmjet fuqisë së bashkimit të të gjithë qytetarëve për të sjellë ndryshim dhe shpresë dhe opsionit të një udhëheqësi autoritar, I cili ka shtënë në dorë të gjitha institucionet dhe merr vendime arbitrare mbi jetën e qytetarëve shqiptare.

Zoti Basha aka bërë publike gjithë këto kohë planet e punës për cdo sector bashkë me ekipet e tij të ekspertëve. Kjo është edhe filozofia e tij e punës: puna në ekip dhe ecja bashkë drejt qëllimit final që është anëtarësimi I Shqipërisë në BE. Natyrisht, kontrasti I fortë që qytetarët bëjnë ndërmjet z.Basha si politikan europian, lider I përgjegjshëm dhe serioz dhe z.Rama si përfaqësues I politikës së konfliktit, arrogancës dhe nëncmimit të qytetarit, I shtyn shqiptarët të shprehin simpati dhe vlerësim të lartë për z.Basha.

Politikanët I sheh rrallë jashtë petkut të politikës, në normalitetin e sinqertë dhe rrethuar nga familja. Në kohë fushatash arrin të shohësh edhe këtë pjesë në copëza për të komunikuar mesazhe dhe dicka të tillë e kemi parë edhe me kreun e PD. A e mendoni këtë një mënyrë efektive për të ndikuar tek elektorati, duke evidentuar anën familjarë apo të përkujdesjes?

Gjatë këtyre viteve, z.Basha ka qenë aktiv në politikë me alternativën dhe mënyrën e tij të të bërit politikë. Kjo është një qasje normale, jashtë klisheve të një lideri që sillet si lider global dhe që shtiret sikur do të zgjidhë cështjet rajonale, ndërkohë që vendi është zhytur në krizë të thellë. Kjo qasje paradoksale dhe gati qesharake që Rama ka injektuar në komunikimin public është jo vetëm e padobishme, por edhe e paprekshme për qytetarët të cilët përballen me vështirësi të mëdha.

Që nga varfëria e shtuar apo keqmenaxhimi I rindërtimit dhe pandemisë. Përkundër kësaj, prezantimi I profilit të z.Basha si një baba dhe bashkëshort, është një mënyrë për të ardhur pranë qytetarëve, me modelin e familjes që cdo shqiptar do të donte të kishte. Shkollimi I tij perëndimor, karriera profesionale, stili I politikbërjes konsensuale dhe vendimmarrjes me bazë këshillimin janë gjithashtu avantazhe të padiskutueshme të Bashës si kandidat për kryeministër të Shqipërisë.

Cilët janë elementët marketing më të rëndësishëm ku do të bazohet fushata, flasim për mesazhet dhe aspektin visual?

Për PD, kjo është një fushatë ku fiton Shqipëria, jo një fushatë e përplasjes klasike ndërmjet partive dhe ideologjive. Ky është kuptimi I pranisë së simboleve kombëtare dhe vetë sloganit tonë “Shqipëria fiton”. Këtë herë vihet theksi te simbolet tradicionale dhe trashëgimia e PD. Këto nuk do të jenë zgjedhje ku duhet zgjedhur një person apo një tjetër, por zgjedhje mes një vizioni për shndërimin e Shqipërisë në një vend ku të rejat dhe të rinjtë tanë vendosin të jetojnë, anëtarë të BE dhe një vizioni që e bën Shqipërinë të pajetueshme dhe prej nga shumica dërrmuese përpiqen të largohen. Këtë mesazh është duke dhënë z.Basha dhe kandidatët tanë në cdo qytet, në cdo fshat, në cdo rrugë dhe në cdo derë.

Cfarë mesazhesh qëndrojnë pas sloganit “Shqipëria fiton” dhe si erdhën?

Slogani ‘Shqipëria fiton” përfaqëson thelbin e programit të PD dhe z,Basha për qeverisjen e Shqipërisë: një qeverisje ku fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët, fitojnë të rinjtë, fitojnë sipërmarrësit, fitojnë punëtorët, fitojnë fermerët, fitojnë familjet shqiptare. Vecanërisht në këtë krizë të thellë shëndetësore dhe ekonomike, një program I madh ndihme për të gjithë shqiptarët është I domosdoshëm.

Programi I PD parashikon nxjerrjen e biznesit të vogël dhe të mesëm nga falimentimi, shërbimin shëndetësor nga kolapsi, familjet shqiptare nga harresa e shtetit dhe të rikthejë normalitetin në vend. Programi për bujqësinë, turizmin, ulja e madhe e taksave, clirimi I biznesit nga ushtria e inspektorëve, rritja e pagave në shëndetësi dhe arsim, janë disa nga përfitimet e medha të Shqipërisë nga alternative e z.Basha.

Cili është kanali më I përdorur për komunikim në këtë fushatë dhe roli I mediave sociale?

Cdo kanal informimi është padyshim I dobishëm për të shpalosur idetë, programin dhe angazhimet tona për qeverisjen e ardhshme. Modeli klasik I televizioneve kombëtare dhe lokale (me gjithë vështirësitë e hasura herë pas here) apo mediat sociale janë në funksion të qëllimit tonë: shqiptarët duhet të zgjedhin ndryshimin. Kryetari Basha dhe PD kanë një rrjet platformash komunikimi, që shpërndan mesazhin në mënyrë kapilare deri te cdo qytetar I zakonshëm I Shqipërisë. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të komunikuar me qytetarët shqiptarë është ti takosh, të shohësh shpresën e tyre për ndryshim, të flasësh me ta drejtpërdrejt për problemet që kanë dhe tu shpjegosh atyre zgjidhet tona.

Në mjedisin politik shqiptar komunikimi është shfaqur në të gjitha format e tij; agresiv, ironic, I matur në disa raste. Cila është forma që dominon në këtë fushatë të PD dhe përfaqësuesit e saj dhe pse mendoni se është e duhura?

PD dhe z.Basha besojnë se këto zgjedhje janë për Shqipërinë dhe për shqiparët, jo për dy njerëz që synojnë një karrige. Për këtë arsye, PD ka punuar prej dy vitesh me ekspertët më të mirë lokalë dhe ndërkombëtarë, është ndihmuar nga partitë e saj partnere për të hartuar plane pune serioze dhe konkrete. Nëse ne ia kemi dalë të gjejmë zgjidhje për problemet e Shqipërisë, kundërshtari ynë I është future një fushate negative, ku problei është opozita. Alternativa e vetme e prezantuar deri më tani nga Rama janë sulmet ndaj opozitës, PD, Lulzim Bashës dhe kandidatëve tanë. Duke përdorur në funksion të saj dhe një gjuhë të papërshtatshme dhe bulizuese.

Ky është lajm I keq I kësaj fushate (deri tani të paktën). Lajmi I mirë është se qytetarët shqiptarë nuk presin as shfaje, as komedi nga kjo fushatë. Ata duan rrugëdalje nga balta ku ka ngecur Shqipëria prej 8 vitesh dhe ku Rama dëshiron ta mbajë ende. PD, z.Basha dhe ekipet e tij të ekspertëve I kanë ofruar Shqipërisë një rrugëdalje dhe një hartë rruge drejt zhvillimit, rritjes së mirëqenies dhe anëtarësimit në BE. Ne nuk kemi rënë në asnjë rast në fushatë agresive apo ironike. I jemi përmbajtur të vërtetës dhe u kemi folur qytetarëve me seriozitet.

A vini re ndryshim tek elektorati në raport me zgjedhjet e mëparshme? A është ai më interaktiv dhe më I interesuar për programet që u paraqiten apo mbetet indiferent?

Së pari, kësaj here elektorati shqiptar është ballafaquar vetëm me një program: programin që kanë hartuar z.Basha me ekipin e ekspertëve. Prandaj ne verejme se ka shumë interes, shumë pyetje, shumë kërkesa rreth programit të opozitës. Së dyti, qytetarët janë të vetëdijshëm se ndryshimin mund ta sjellë vetëm bashkimi I madh I qytetarëve në një aleancë me opozitën, jo ai që e mbajti Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite. Kësisoj, është e kuptueshme se interesi I qytetarëve për ofertën e PD është shumë I lartë. Kjo duket qartë në pritjet entuziaste të Bashës në cdo qytet që ai shkon dhe nga pritja e kandidatëve në cdo derë. Ajo që u ofron kundërshtari ynë qytetarëve është një shfaqje e dëshpëruar cinizmi dhe arrogance, pa asnjë zgjidhje për ngecjen e madhe të Shqipërisë në këto 8 vite.

Cila është qasja juaj për të fituar elektoratin gri që mbetet një pjesë e rëndësishme?

Së pari, PD u ka ofruar qytetarëve shqiptarë një program të detajuar në plane pune serioze dhe konkrete për cdo fushë. Z.Basha nuk ka ofruar retorikë, as politikë përcarjeje apo konflikti. Përkundrazi, ka ftuar cdo ditë të gjithë shqiptarët pa dallime partiake të bashkohen në një aleancë të madhe për të shpëtuar Shqipërinë. Qytetarët shqiptarë, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike duan të dinë se cfarë planesh ka opozita për ta bërë Shqipërinë më të mirë për të jetuar, që te rejat dhe të rinjtë tanë të mos largohen nga vendi por ta ndërtojnë jetën këtu, në vendin e tyre.

Së dyti, lista e PD është një listë pjesë thelbësore e se cilës janë edhe shumë personalitete të rëndësishme të jetës publike, intelektualë, dhe profesionistë të cilët përfaqësojnë interesin public dhe jo thjesht interesin e një partie apo të një tjetre. Qytetarët presin që vendimet të merren nesër në Parlament te reflektojnë pikërisht interesin më të mirë të Shqipërisë dhe jo të partive politike. Një nga angazhimet tona, taksa e sheshtë 9% prek direkt shresën e mesme, pasi do ti ofrojë asaj më shumë mundësi dhe hapësirë për tu fuqizuar dhe për tu rritur në numër. Si shresa që është bazë për mirëqënien e cdo shoqërie moderne.

Së treti, I gjithë mesazhi I PD është mbi mirëqeverisjen, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, rikthimin e konkurrencës dhe lirisë ekomonike,fuqizimin e ekonomisë familjare dhe shëndoshjen e shërbimit shëndetësor dhe arsimit etj. Këto janë edhe angazhimet tona që do ta afrojnë Shqipërinë me BE. Anëtarësimi në BE është dëshira e patjetërsueshme e cdo shqiptari. Dhe si partia që ka mundësuar liberalizimin e vizave dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, ne padyshim kemi besimin e shqiptarëve se do tia arrijmë që ta realizojmë këtë ëndërr 30 vjecare.

Të gjithë shqiptarët e dinë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të ndryshojë. Kjo do të sjellë investime të huaja, do të ulë varfërinë dhe do të ndryshojë brezin e ri të shqiptarëve. Cdo shqiptar këto zgjedhje duhet të pyesë veten se kush mund ta sjellë këtë ndryshim? Kush mund ta afrojë Shqipërinë me BE?

Vetëm Basha mund ta bëjë këtë. Ndryshe nga kundërshtarët tanë, PD nuk përfshihet në debate boshe, nuk premton mrekulli utopike, por angazhohet të zbatojë plane pune serioze dhe të ofrojë përfitime të prekshme për jetën e qytetarëve. Të tria këto janë arsye të mjaftueshme që shqiptarët, pavarësisht besimit që kanë tek politika, të gjejnë te PD dhe kandidatët e saj atë që kërkojnë nga të zgjedhurit dhe vendimmarrësit publikë.

(Intervistë e realizuar për revistën “Monitor”)

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img