Tirana
light rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
26 °
Sht
26 °
Die
24 °
Hën
25 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Dervishi: Policia ka një sistem për kriminelët, nëse hakohet do marrin vesh çfarë di shteti për ta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar mbrëmjen e sotme se Policia e Shtetit ka një sistem për lëvizjet e kriminelëve dhe për punën operative të efektivëve që i ndjekin ata. Këtë deklaratë ai e bëri teksa fliste për sulmin e hakerave ndaj sistemit të Policisë.

I ftuar në emisionin “Drejt”, Dervishi tha se nëse rast se hakohet një sistem i tillë atëherë kriminelët do të marrin vesh se çfarë di policia për ta dhe kush nga efektivët jep informacione.

“Policia ka një sistem për lëvizjet e kriminelëve dhe për punën operative të policisë. Nëse dalin të dhënat e këtij sistemi do të marrin vesh kriminelët se çfarë di shteti për ata. E gjithë kjo punë pastaj do të barazohet me zero.

Më e keqja që mund të ndodhë është nëse një polic jep informacion për një grup kriminal të fuqishëm dhe të marrë vesh ky grupi se këtë të keqe e ka bërë X person. Nuk është kaq e thjeshtë kjo gjë sepse nuk dimë se çfarë kanë vjedhur ata realisht”, tha  Ferdinand Dervishi.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img