Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dervishaj dhe Spahiu në Peshkopi: Po punojnë disa makineri, kushtet e motit të ashpra

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj dhe Deputeti Përparim Spahiu kanë inspektuar ndërhyrjen në aksin Maqëllarë -Peshkopi ku u kanë kërkuar shoferëve të bëjnë kujdes pasi kushtet e motit janë të ashpëra.

 “Pas një problematike aksi eshte i kalueshem. Aktualisht janë duke punuar disa makineri por kushtet e motit janë shumë të ashpra në këtë segment.

Nuk ka makina të bllokuara. Problem është era e fortë që kthen borën e pastuar në rrugë. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes dhe mos lëvizin pa zinxhirë në këtë pjesë të rrugës. Jemi në gadishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematikë në akset kombëtare”,-është shprehur Dervishaj. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll