Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Deri në maj vaksinimi i gjysmë milion shqiptarëve” Manastirliu shpresëplotë: Në shtator mund të kemi kthim në auditore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paraditen e ditës së sotme ka qenë në njësinë 9 në kryeqytet aty ku dhe është shprehur se qëllimi kryesor mbetet vaksinimi I gjysmë million të shqiptarëve brenda muajit maj.

“Objektivi jonë është se brenda muajit maj gjysme milioni shqiptarë të jenë vaksinuar”- tha Manastirliu

Manastirliu theksoi se me vaksinimin masiv pritet që në muajt në vijim të kemi një lehtësim të masave teksa shtoi se në muajin shtator mund të rifillojë procesi mësimor në shkolla.

“Pandemia na ka mësuar se situata është gjithmonë e paparashikueshme. Por sot dimë që me nisjen e fushatës së vaksinimit masiv, të mësuesve, të punonjësve në shërbimet kritike, pritet një lehtësim për muajt në vijim , sigurisht më pas për fillimin e shkollave në shtator. Kështu që, pse të mos jemi shpresëplotë edhe për fillimin e shkollave në shtator duke vlerësuar gjithmonë situatën dhe duke dëgjuar ekspertët për protokollet. Të mos harrojmë se kemi kaluar një periudhë të vështirë, por ja kemi dalë sepse edhe shkollat dhe të gjithë komunitet kanë respektuar rregullat. Objektivi ynë është që të hapen edhe universitetet dhe mësimi të bëhet në auditor, por kjo mbetet në vlerësim dhe duhet të jemi pak konservator kur flasim për pandeminë, megjithëse drita në fund të tunelit është bërë e dukshme”,- shton ajo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img