Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Deri dje gjyqtarët e prokurorët ishin kthyer në një koorporatë’ shpërthen Gjonaj: Rekomandimi rezultat i Vettingut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Takimi i organizuar në formën e një bashkëbisedimi të hapur kishte në qendër të diskutimit reformën në drejtësi, ecurinë e saj, mbështetjen që qeveria ka dhënë për këtë reformë si dhe ndikimin e rezultateve të reformës në marrjen e rekomandimit pozitiv për çeljen e nëgociatave të anëtarësimit në BE.

Ministrja Gjonaj ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë të gjithë iniciativën e saj, ligjvënëse, ligjëbërëse, por edhe njëkohësisht edhe mbështetjen financiare në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër janë miratuar një sërë aktesh nënligjore dhe si dhe është siguruar mbështjeta financiare e infrastrukturore, për t’iu dhënë mundësinë e ngritjes dhe funksionimit institucioneve të reja, të cilat janë të lidhura me procesin e vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë Gjonaj.

Nga ana tjetër ministrja e drejtësisë ka evidentuar se një ndër sfidat kryesore të reformës është ngritja sa më shpejt e institucioneve të reja, të cilat ndikojnë në të gjithë procesin e emërimit, rekrutimit, futjes apo përfshirjes së studentëve të rinj në shkollën e Magjistraturës dhe të gjitha këto janë lidhura zinxhir. Gjonaj është shprehur përpara studentëve se: “Rekomandimi pa kushte i dhënë nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë i atribuohet pikërisht rezultateve pozitive që kemi pasur me Reformën në Drejtësi dhe tashmë jo vetëm thjesht me dizenjimin e saj, por për rezultatet konkrete që janë dhënë e kanë qenë të dukshme lidhur me procesin e Vettingut”.

Më shumë

spot_img