Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Dërguan mesazhin e vitit të ri nga iPhone, ‘Huawei’ ndëshkon 2 punonjësit e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prodhuesi kinez i smarfonëve “Huawei” ka ndëshkuar dy punonjës që kishin përdorur ‘iPhone’, smartfoni i prodhuar nga rivali i tij i madh amerikan ‘Apple’, për të publikuar mesazhe në profilet Twitter të kompanisë.

Ky incident ka ndodhur më 1 janar, kur kompania publikoi urimet e Vitit të Ri që i drejtoheshin abonentëve të saj në rrjetin social.

Mesazhi ‘Happy #2019” i nxjerrë nga “Huawei’ shoqërohej me një shënim të vogël që tregonte se ishte dërguar nga ‘Twitter për iPhone’.

Marques Broënlee, një youtubër i famshëm amerikan, bëri një fotografi dhe e shpërndau me tre milionë ndjekësit e tij. Menjëherë pas shpërhapjes së informacionit, firma kineze e fshiu mesazhin origjinal.

Punonjësi që bëri këtë gabim dhe kreu i marketingut në internet u gjobitën me 640 euro për shkak të impaktit negativ që kishte ky incident.

 

Më shumë




spot_img








spot_img