Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Dërgonin vajza nga Shqipëria për prostituta në Itali, dënohen 5 pjesëtarët e grupit famëkeq

spot_img

Lajme të ngjashëm

0fd2e2d2a1af0fd30852642c3bc206fd

Gjykata italiane ka dënuar një grup prej 5 personash, të cilët dërgonin vajza nga Shqipëria dhe Rumania dhe më pas i detyronin që të shisnin trupat e tyre në rrugët e Italisë. 

Vajzat prostituonin kryesisht në qytete të ndryshme të provincës Caserta, në kryeqytet, Capua dhe Castel Volturno.

Për këtë arsye, Gjykata e Napolit dënoi pesë persona të cilët ishin hetuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia pas shumë vitesh kontrolle për shfrytëzimin e prostitucionit.

Kreu i organizatës kriminale, u dënua me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh. Katër bashkëpunëtorët e tjerë u dënuan për 6 vjet me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Avokatët e të pandehurve arritën që të hiqnin akuzat më të rënda, në lidhje me tregtinë e skllavërimin e vajzave.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img