Sot i’u dha lamtumira e fundit bosit të Cosa Nostra, Salvatore Riina, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Sakaq, mediat italiane raportojnë se ceremonia e varrimit nuk ishte kishtare, por mjaft e thjeshtë. Mafiozi i Cosa Nostra u dërgua në banesën e fundit në varrezat komunale të vendlindjes së tij në Korleone të Sicilisë.
Ndërkohë, në varrim morën pjesë vetëm familjarët e Toto Riina, bashkëshortja, Antoneta Bagarella dhe 3 fëmijët Lucia, Salvatore e Maria Concetta. Ndërsa djali tjetër Giovanni ndodhet në burg, i dënuar me 4 dënime të përjetshme për vrasje.
Sakaq, varrezat Korleones sot u mbyllën për të evidentuar kështu njerëzit kuriozë që do të afroheshin për të parë ceremoninë e varrimit të mafiozit më famëkeq në Itali.
Ndërsa arkivoli Toto Riinas hyri nga një derë dytësore e varrezave për të evituar fotografitë dhe videot e gazetarëve që kishin rrethuar zonën. Ndërkohë, prifti bekoi për herë të fundit bosin Cosa Nostra në një meshë të thjeshtë, pasi kisha katolike e ndaloi zhvillimin e një ceremonie kishtare publike.