Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve/ Zbardhet letra e eurodeputetëve italianë për Ramën: Gjest i vyer! Solidariteti juaj, vlerë që ka frymëzuar lindjen e BE (E PLOTE)

Shkruar nga Newsbomb
Rama, Manastirliu dhe mjekt qe u nisen ne Itali

Pasi Shqipëria dërgoi para 3 ditësh 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër covid-19, kanë reaguar eurodeputetët italianë të cilët sot i kanë dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama ku i shprehin vlerësimin e tyre.

 “I nderuar zoti Kryeministër. Dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë personal për dërgimin në Itali të dhjetëra personave të stafit mjekësor nga ana e Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në letrën e tyre.

Ndërsa theksojnë se dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në zonat më të goditura është një gjest i vyer i miqësisë që lidh 2 shtetet përgjithmonë kanë shtuar se ky solidaritet është shprehje e vlerave të rëndësishme që kanë frymëzuar lindjen e Bashkimit Europian. Ndërkaq theksojnë se urojnë ta shohin së shpejti Shqipërinë në Komunitetin Europian.

 “Prezenca e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në zonat më të goditura është një gjest i vyer i miqësisë dhe vëllazërisë që lidh shtetet tona që prej gjithmonë.

Vetëm së bashku mund të kalojmë emergjencën COVID-19 dhe mundimet tuaja përfaqësojnë një kontribut esencial për të realizuar këtë objektiv të përbashkët.

Solidariteti që keni demonstruar është shprehje e vlerave të rëndësishme që kanë frymëzuar lindjen e Bashkimit Europian. Ne e mirëpritëm vendimin e Këshillit për të filluar zyrtarisht negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE dhe shpresojmë ta shohim së shpejti Shqipërinë në Komunitetin Europian. Ju falenderojmë për ndihmën tuaj”, shkruajnë eurodeputetët për Ramën.

Anëtarët e Parlamentit Europian:

Andrea Cozzolino

Pina Picierno

Brando Benifei

Patrizia Toia

Irene Tinagli

Simona Bonafè

Elisabetta Gualmini

Pietro Bartolo

Pierfrancesco Majorino

Andrea Caroppo

Giuliano Pisapia

Dino Giarrusso

Mario Furore

Alessandro Moretti

Aldo Patriciello

Massimiliano Smeriglio

Paolo De Castro

Salvatore De Meo

Piernicola Pedicini

Screenshot_7-13.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu